Home Kosovë Arrihet kompromisi për vizat, hyrja në fuqi nga kjo datë

Arrihet kompromisi për vizat, hyrja në fuqi nga kjo datë

by Republikaonline










Në grupin punues për vizat në Bashkimin Evropian është arritur kompromis që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të merret së shpejti, ndoshta edhe para fundit të këtij viti. Por hyrja e tij në fuqi do të caktohet për datën 1 nëntor të vitit 2023. Në vendim pritet të përfshihet edhe hyrja në fuqi e sistemit ETIAS.





Ky ka qenë kompromisi që Franca kishte propozuar që hyrja në fuqi e vendimit të lidhet me nisjen e zbatimit të ETIAS-it, pa përmendur datë. Në atë rast, po të kishte kaluar sipas propozimit të Francës, nuk do të kishte datë të prerë për hyrjen në fuqi pasi nisja e zbatimit të ETIAS-it mund të vonohet.





Në këtë rast, sipas paralajmërimeve nga diplomatët e BE-së, do të përmendet edhe zbatimi i ETIAS-it, por edhe data e hyrjes në fuqi. Kjo do të mundësonte hyrjen në fuqi me 1 nëntor të vitit 2023, edhe në rast se deri atëherë sistemit i ETIAS-it nuk do të jetë gati.





Një kompromis i tillë, edhe pse e vendos nisjen e zbatimit në vjeshtën e vitit që vjen, megjithatë është më i mirë për Kosovën sepse nuk mbetet peng i ETIAS-it. Ky sistem është teknik edhe mund të mos jetë gati as më 1 nëntor të vitit që vjen, edhe pse për momentin afati i hyrjes në fuqi të këtij ETIAS-it është pikërisht ajo datë.





Mësohet se në takimin e sotëm shumica e vendeve anëtare kanë dashur që liberalizimi i vizave për Kosovën të jetë i pakusht, por është dashur të bëhet një kompromis në mënyrë që të miratohet vendimi sa më shpejt.





Bashkimi Evropian do ta përmendë liberalizimin e vizave për Kosovën si një prej të arriturave më të mëdha gjatë këtij viti. Kjo pritet të përmendet edhe në Samitin e Tiranës me 6 dhjetor, samit i ardhshëm i vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.





organet e Këshillit të BE-së pritet që në ditët në vijim të përmbyllet procedura që do të çojë deri te vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën, me synimin që të hyjë në fuqi prej 1 nëntorit të vitit 2023

You may also like

Leave a Comment