Home Lajme Ky është 25-vjeçari që dyshohet se dhun0i seksuaIisht 72-vjeçaren në Skenderaj / EMRI

Ky është 25-vjeçari që dyshohet se dhun0i seksuaIisht 72-vjeçaren në Skenderaj / EMRI

by Republikaonline










Gazeta Sinjali raportoi sot për identifikimin e 25-vjeçarit që dyshohet se ka dh unuar s**ksuaIisht një 72-vjeçare në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, më 4 nëntor.





Pas denoncimit të këtij rasti tronditës, Policia arriti ta arrestojë personin e dyshuar, i cili u kap sot dhe dërgua në ndalim policor. Por kush është i riu që dyshohet se keqtrajtoi s**ksuaIisht gruan e moshuar?





Burimet nga Prokuroria ka bërë të ditur ekskluzivisht për Sinjalin se bëhet fjalë për Alban Hajrizin, i cili sipas provave të siguruara deri më tani ka kryer marrëdhënie s**ksuaIe me të moshuarën, pa dëshirën e saj.





Kujtojmë se Sinjali ka raportuar se rastin në Polici e ka denoncuar një i afërm i 72-vjeçares, i cili ka njoftuar se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji.





E moshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, ku para tyre ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen e tmerrshme me të cilën u përballë. Pas denoncimit të rastit, ajo është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.




Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dh unim’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.




Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

You may also like

Leave a Comment