Home Kosovë “Me kanun” / Kosovari ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhun0i vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

“Me kanun” / Kosovari ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhun0i vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

Drejtësi kanunore në Viti: Babai ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

by Republikaonline










Drejtësia në disa vende në Kosovë akoma ndahet me kanun. Këtë e dëshmojnë së paku disa raste skandaloze të bëra publike. Një ngjarje e tillë jo fort e zakonshme ka ndodhur edhe në fshatin Smirë të Vitisë, ku një burrë ia ka kërkuar 100 mijë euro personit që ia dhun0i vajzën e mitur dhe e la shtatzënë.





Gazeta Sinjali ka mësuar detaje nga ky rast tipik që ndodhë në familjet patriarkale, ku nderi është mbi gjithçka, edhe mbi jetën. Për ruajtjen dhe mbrojtjen e nderit njerëzit detyrohen edhe të paguajnë.





Ngjarjes dyshohet se i ka paraprirë një rast i dhu nimit i një 15-vjeçareje, babai i të cilës deshi të gjykojë përmes kanunit, në vitin 2022 të shekullit të 21-të.





Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka u zbulua pasi personi që e kishte dh unuar të miturën, një 67-vjeçar, e ka denoncuar në Polici babain e saj për detyrim.





Në dëshminë e dhënë nga viktima e detyrimit (i cili është i dyshuar për dhunim) gjatë intervistimit para hetuesve policorë ka deklaruar se babai i vajzës të cilën dyshohet se e dhun0i dhe e la shtatzënë, e ka kërcënuar dhe detyruar që si dëmshpërblim t’ia jap 100 mijë euro.





Vajza e cila u dhunua dhe mbeti shtatzënë ka tashmë një foshnjë 5 muajshe dhe si kompensim për marrëdhëniet s**ksuaIe që i dyshuari kishte kryer me të, babai i saj ia ka kërkuar këtë shumë të majme të parave, gjoja se në emër të nderit, raporton Sinjali.





Denoncimi i 67-vjeçarit aktivizoi Policinë dhe Prokurorinë dhe si rezultat u sigurua prezenca e të dyshuarit (babait të vajzës), i cili u intervistua nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohet.





Nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të Detyrimit, në bazë të provave dhe informacioneve të mbledhura deri më tani, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe nisjen e hetimeve që zbardhin detaje të këtij rasti.





Raste të tilla dëshmojnë se Kanuni është kaq i rrënjosur në shoqërinë shqiptare sa përçohet edhe sot e kësaj dite.

You may also like

Leave a Comment