Home Lajme Lajmi i fundit vjen nga rasti “Brezovica”, ja kush tenton t’i shkatërrojë hetimet

Lajmi i fundit vjen nga rasti “Brezovica”, ja kush tenton t’i shkatërrojë hetimet

by Republikaonline










Rasti i famshëm “Brezovica” tashmë është vënë në shënjestër nga një numër i madh personash brenda e jashtë institucioneve, përfshi sistemin e drejtësisë, të cilët dyshohet se janë duke tentuar të shkatërrojnë hetimet.




Së paku kështu del nga raportimet që janë bërë përmes kanaleve zyrtare në hierarkinë më të lartë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Telashet në rastin Brezovica kanë lindur qysh në aksionin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për sekuestrimin e përkohshëm të 75 villave, ku përfshihen si pronarë politikanë, biznesmen të fuqishëm e gjykatës të të gjitha niveleve.





Barrën më të madhe në këtë drejtim e ka bartur gjykatësi i procedurës paraprake në Ferizaj, Ibrahim Idrizi, për shkak se në mesin e villave të sekuestruara përkohësisht nga prokurori Rasim Maloku, përfshiheshin villat e tre gjykatësve nga Ferizaj, Mustafë Tahiri, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni ish-Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën e Apelit, si dhe Agim Maliqi, ish-gjykatës i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën Supreme.





Meqenëse, ishte përfshirë eprori i tij, Mustafë Tahiri, gjykatësi Ibrahim Idizi, kishte kërkuar që për kërkesën e prokurorit për sekuestrim të villave të vlerësohet nëse duhet të vendosë ndonjë gjykatë tjetër për shkak të paanësisë.





Por, kërkesa e tij, ka marrë një përgjigje nga nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mirlinda Bytyqi Rexhepi, të cilën ai e ka konsideruar si ndërhyrje në punën e gjykatësit.

“Pasi ju njoftova nga Ju që në kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të dorëzuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj… është propozuar edhe sekuestrimi i përkohshëm i paluejtshmërisë së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustafë Tahiri, kërkoj nga ana e Juaj që derisa të vlerësohet çështja e vendosjes së kësaj çështje penale, të mos ndërmirrni asnjë veprim pasi që çdo vendosje nga kjo gjykatë do të mund të vinte në dyshim paanësinë e kësaj gjykate”, thuhet në përgjigjen e nënkryetares së gjykatës.





Këtë përgjigje, gjykatësi Idrizi e ka konsideruar si lloj urdhërese.

“Konsideroj se kjo është një lloj arbitrarizmi dhe ndërhyrje direkte në punën e gjyqtarit dhe së ne këtë drejtim nuk jemi kompetent për të urdhëruar diçka të tillë që në bazë të kësaj do të nënkuptonte -prejudikonte përjashtimin tim nga vendosja lidhur me këtë kërkesë dhe çdo kërkesë e kam vlerësuar edhe në drejtim të dyshimit të paanësisë në vendimmarrje. Ju njoftoj se dispozitat e Kodit të Procedurës Penale për bazat e përjashtimit të gjyqtarëve, procedurës dhe kërkesës për përjashtim nuk parashihen në mënyrën dhe formën siç keni vepruar dhe kërkuar Ju”, ishte shprehur gjykatësi.





Tutje, nënkryetarja Bytyqi Rexhepi dhe gjykatësi Idrizi kanë vazhduar mospajtimet në lidhje me procedimin e kësaj lënde.

Në komunikimet e siguruara nga “Betimi për Drejtësi” nënkryetarja e gjykatës dhe gjykatësi nuk pajtohen për mënyrën e procedimit të lëndës nga Ferizaj në Gjykatën Themelore në Pejë.





Gjykatësi Idrizi pretendonte se duhet të ketë vendim për përjashtim të tij dhe aktvendim për të proceduar me lëndën, ndërsa nënkryetarja pretendonte se po vepronte në bazë të ligjit, ku sipas saj, janë respektuar hapat dhe pasi është vendosur që lëndën ta pranojë Gjykata Themelore në Pejë, ka kërkuar që lënda të dorëzohet nga gjykatësi dhe mos ta zvarrisë, përndryshe do ta dërgojë në procedurë disiplinore. Pas këtij paralajmërimi, ky debat mes tyre, ka përfunduar dhe gjykatësi e ka dorëzuar lëndën, e cila është dërguar në Pejë tek gjykatësi Shaqë Curri.

You may also like

Leave a Comment