Home Kosovë “Mos i thuaj Kosovës – Kosovë dhe Metohi”, gazetari kosovar i nervozuar ia tërheq vërejtjen Stefanoviqit

“Mos i thuaj Kosovës – Kosovë dhe Metohi”, gazetari kosovar i nervozuar ia tërheq vërejtjen Stefanoviqit

by Republikaonline










Borko Stefenoviq, ish kryenegociator në bisedimet Kosovë – Serbi ka qenë i ftuar në emisionin “Lajmet e Fundit” në RTK. Aty ai ka folur për dialogun mes dy shteteve dhe tensioneve në veri.





Gjatë kësaj bisede, Stefanoviq, vazhdimisht i është referuar Kosovës me termin “Kosovë dhe Metohi”, gjë që ka nervozuar gazetarin Arton Mulliqin.

Gjatë bisedës ai ia tërhequr vërejtjen ish kryenegociatorit serb, duke i kërkuar që t’i referohet Kosovës me emrin kushtetues të saj.





“Para se të kalojmë të kjo çështje, fillimisht po ju kërkoj që gjatë kësaj interviste t’i referoheni Kosovës me emrin e saj e jo Kosovë dhe metohi, sepse kjo “metohi” shkakton averzion tek shikuesit kosovarë”, ka qenë kërkesa e Mulliqit.





Menjëherë ka reaguar Stefanoviq. “Unë jam shtetas i Serbisë dhe ne kështu i referohemi vendit tuaj”, ka thënë Stefanoviq që ka marrë kundërpërgjigje nga gazetari. “edhe unë jam shtetas i Kosovës, prandaj po kërkoj që të mos i referoheni si Kosovë dhe metohi”, ka përfunduar këtë diskutim Mulliqi.

You may also like

Leave a Comment