Home Kosovë Rasti tragjik në Podujevë: Konfiskohet vetura e të riut që dyshoet se u vetëvra / DETAJE

Rasti tragjik në Podujevë: Konfiskohet vetura e të riut që dyshoet se u vetëvra / DETAJE

by Republikaonline










Një ngjarje tragjike ka ndodhur të premten mbrëma, në familjen Mehana në fshatin Lladoc të Podujevës. Djali 38-vjeçar, Jashari, u gjet pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Sinjali raportoi mbrëmë se ende nuk dihet motivi dhe rrethanat në të cilat ka vdekur i riu, por që tashmë Prokuroria ka nisur hetimet që do të zbardhin në plotni rastin.





Sinjali mëson se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka konfiskuar veturën e të ndjerit që ishte braktisur, ndërsa viktima u gjet i varur në litar në afërsi të pyllit.

Posa ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e 38-vjeçarit dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.





Burimet thonë se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe vëllai i viktimës, që bashkë me një familjar tjetër kanë dhënë deklarata në Polici në cilësinë e dëshmitarëve.





Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për këtë rast, që është cilësuar si Vdekje e dyshimtë.

You may also like

Leave a Comment