Rexhep Selimi shkruan këngë për dëshmorët nga Haga, këndojnë djemtë e heroit Beqir Gashi (VIDEO)

Djemtë e heroit Beqir Gashi, i cili ra heroikisht me komandantin Mujë Krasniqi, kanë lansuar një këngë për dëshmorët, me tekst të shkruar nga Rexhep Selimi në Hagë. “NA JEM TI” titullohet kënga patriotike e shkruar nga Selimi, e cila i dedikohet gjithë dëshmorëve të UÇK-së, që kanë rënë në mbrojtje të atdheut.

Ismet dhe Shpëtim Gashi janë djemtë e Beqir Gashit, i cili së bashku me Mujë Krasniqin dhe Rexhep Selimin ia kanë thënë shpeshherë këngës gjatë luftës, duke e mbajtur lart moralin e ushtarëve të UÇK-së.

Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Hysni Klinaku. Kjo ishte një ndër këngët tjera gjatë luftës të kënduara nga Mujë Krasniqi, Beqir Gashi dhe Rexhep Selimi.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *