Home Lajme Xhemal Lanica, Ulqinaku që po ndihmon vendlindjen e vet nga Amerika çdo ditë

Xhemal Lanica, Ulqinaku që po ndihmon vendlindjen e vet nga Amerika çdo ditë

by Republikaonline

Donacione dhe aktivitete 186.300$ ✅

👉🏻Sot 10 muaj më parë u themelua “Shoqata Ulqini” me iniciativën e disa bashkvendasve vullnetarë dhe dashamirë të komunitetit.Pozita e kryetarit mu besua pikërisht mua,ku pranova që ta marr përsipër dhe të punoj për vendin tim dhe komunitetin në përgjethsi,duke e ditur që nuk është aspak e lehtë por me çdo kusht, të ja dalim të gjithë së bashku.

⬇️10 muajt e suksesshëm e të gjithë aktiviteteve dhe donacioneve mund t’i lexoni më poshtë:

🗓Shkurt

👉🏻Themeluam “Shoqatën Ulqini” në Staten Island, NY.

👉🏻Vendosëm që bordi i shoqatës të përbëhej me 13 persona dhe për çdo vendim që marrim të votohet me pro ose kundër.

🗓Mars

👉🏻Shoqata Ulqini sëbashku me 11 organizata tjera në bashkpunim me Komunën e Ulqinit me iniciativ të “Fondacionit Trojet Tona” organizuam krosin e parë kombëtar ku mbledhëm edhe fëmijët nga Plava dhe Gucia për të marrë pjesë, e cila u mbajt për Ditën e Mësuesit me 7 Mars.Shuma më e madhe e aktivitetit u mbulua nga “Fondacioni Trojet Tona”.

ℹ️Donacione për aktivitet 500$

🗓April

👉🏻Rithemeluam Shkollën”Mëso Shqip” në Staten Island bashkë me shoqatën “Ana Malit” dhe shoqatën “Kraja” ku u regjistruan rreth 120 fëmijë që ditën e parë.Mbuluam për shkollën nga pjesa e jonë për një semestër të gjitha shpenzimet për periudhën e muajve Prill-Qershor.

ℹ️Pagesa për shkollë e aktivitete 2.500$

🗓Maj

👉🏻Organizuam darkën e Iftarit ku morrën pjesë rreth 120 persona.Të hollat e mbetura mbas shpenzimeve të Iftarit vendosëm që ti dhurojmë për fëmijët me aftësi të kufizuara tek shkolla “Sirena” në Ulqin.Shuma që mblodhëm dhe i dhuruam nëpërmjet “Fondacionit Dëshmia” kap shifrën 3000$ ku mbuluam shumë nevoja për atë shkollë.

👉🏻Morrëm iniciativën “Osman Leskovci” për pastrimin e gjollave të zeza në Ranë (Plazhi i vogël) ku bashkë me Ndërmarrjen “Veprimtari Komunale” dhe “Fondacioni Dëshmia” e filluam dhe e çuam këtë akcion deri në fund.Po ashtu dhuruam donacion për Ndërmarrjen “Veprimtari Komunale” 10 shpatulla për të pastruar gjollat e zeza.Aktiviteti kapi shumën e 1.000$.

👉🏻Morrëm pjesë në koktejin e organizuar me rastin e Pavarsis së Malit të Zi në Konsullatën e MZ në New York.

ℹ️Donacione dhe aktivitete 4.000$

🗓Qershor

👉🏻Takuam mbi 20 biznese të bashkatdhetarëve tonë ku edhe fituam donacione me shumë 15.000$ nga të gjitha 20 bizneset.Shuma e dhuruar nga gjitha bizneset ishte me rastin e Paradës Shqiptare në Manhattan.Siguruam dhe paguam çdo gjë me një shifër prej 12.000$ për të marrë pjesë dhe përfaqsuar qytetin e Ulqinit për herë të parë në Paradën Shqiptare.

👉🏻Ndihmuam organizatën “Rrënjët Shqiptare” për manifestim dhe mbulim të shpenzimeve me nji donacion 500$

👉🏻Ndihmuam Shkollën”Marshall Tito” me rastin e ditës së shkollës me 500$.

👉🏻Ndihmuam grupin e valltarëve SH.K.A “OLCINIUM” me shumë prej 500$.

👉🏻Me pamundësi për të dërguar student nga Ulqini në kampe në veri të Malit të Zi për shkak se është sezoni veror dhe shumë studenta punojnë atë periudhë për t’u shkolluar,ne vendosëm në Petnjicë për shkollën”Mali Zi Shtëpia Ime” një shkollë verore që zgjat vetëm 10 ditë të bëjmë një donacion prej 300$ për të ndihmuar studentet nga vendet tjera që ti mundësohet sado pak të marrin pjesë.

👉🏻Washington, takim zyrtar me Ambasadën e Shqipërisë 🇦🇱,një takim produktiv ku siguruam 100 abetare për shkollën që kemi në Staten Island.

👉🏻Washington, takim zyrtar me Ambasadën e Malit të Zi 🇲🇪

👉🏻Në qendrën e komunës së Staten Island, organizuam bashkë me shoqatën Kraja,Ana Malit dhe Dibra takim të hapur me Kryeministrin e Kosovës 🇽🇰 Albin Kurti.

ℹ️Donacione dhe aktivitete 13.800$

🗓Korrik

👉🏻Nisëm dhe e perfunduam iniciativën prej 150.000$ me sukses brenda 48 orëve për të mbledhur paratë për Xhenisin e vogël për ta derguar në Turqi të sherohet.Rreth 120.000$ mbledhëm në Amerikë dhe mbas 3 javësh ja dërguam familjes, kurse në Ulqin u mblodhën 30.000€.Xhenisi po vazhdon akoma trajnimet për t’u sheruar dhe kthyer në shtëpi në Ulqin.

ℹ️Donacion 150.000$

🗓Gusht

👉🏻Takim me kryetarin e komunës së Ulqinit

z.Omer Bajraktari.Biseduam si të punojmë në drejtim që të forcojmë sa më shumë mardhëniet midis komunës dhe diasporës.

👉🏻Dhuruam për koncertin që u mbajt në Anën e Malit “Diaspora në Vendlindje” me 500$

👉🏻Takim në New York me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi 🇲🇪 Filip Adzić.

ℹ️Donacion për aktivitete 500$

🗓Shtator

👉🏻Organizuam një Cigar Night ku morren pjesë 20 bashkvendas për të suportuar atë mbrëmje.Mblodhëm 1.500$.

👉🏻Pranuam që të jemi sponsor i ekipit të futsallit “Dolcinium” ku për fillim dhuruam një shumë prej 1.000$.Ne u dakorduam që do ta përkrahim vazhdimisht.

👉🏻Mundësuam një mbrëmje falas për njerëzit e komunitetit tonë,të bashkbisedojnë hapur me kryeministrin e Malit të Zi 🇲🇪 dr.Dritan Abazovic ku morren pjesë rreth 250 bashkvendas në atë takim.Biseduam për problematikat dhe çeshtjet aktuale në Malt të Zi dhe në veçanti Ulqin dhe Krajë.Shpenzimet dhe organizimi i eventit u mbuluan nga shoqata “Ulqini” me një vlerë prej 5.000$.

ℹ️Donacione dhe aktivitete 6.000$

🗓Tetor

👉🏻Filluam semestrin e dytë në shkollën që kemi në Staten Island bashkë me shoqatën “Kraja” dhe “Ana Malit” ku siguruam fondet për pagesën e shkollës për 1 vit bashkarisht dhe paguam një shumë prej 16.000$ të gjitha shoqatat bashkë.Nga kjo shumë ne si shoqat paguam vetëm 5.000$ dhe vazhdojmë çdo dy javë të mbulojmë 20% të pagesës për mësueset për punën e tyre të palodhshme dhe shpenzimet tjera.

👉🏻Ndihmuam bashkë me “Fondacionin Dëshmia” me shumë prej 500$, kopshtin e fëmijëve në Ulqin “Xixëllonjat”.

👉🏻Pranuam donacionin më të madh ndonjëherë nga kompania “LIVE WIRE ELECTRIC” me shumë prej 5.000$

👉🏻Kemi të regjistruar që nga momenti i themelimit të shoqatës 62 anëtarë që kanë paguar antarsimin me nga 100$ për një vit.

ℹ️Donacione dhe aktivitete 6.500$

🗓Nëntor

👉🏻Me 20 nëntor do të organizojm festën e flamurit shqiptarë me këngëtarët tonë nga vendlindja.Fuqia e tri shoqatave së bashku ka treguar që vetëm për 5 dit kemi shitur të gjitha biletat e eventit, një numër i konsiderueshëm, rreth 400 persona.

👉🏻Kemi sigurar nga sponsorët 2,500$ për shpenizmet e eventit që duhet të mbulohen natën e festës së flamurit.

👉🏻Pjesa e jonë e mbetur nga eventi, planifikojmë të jetë për raste emergjente për shoqatën “Ulqini”.

ℹ️Donacione dhe aktivitete 2.500$

🗓Dhjetor

👉🏻Takime në Washington.

👉🏻Planifikimi i buxhetit të shoqatës për vitin 2023 ✅
⬇️⬇️⬇️
Donatorët më të mëdhenj dhe të fuqishëm të Shoqatës Ulqini:

👉🏻L&S Collision Company

Lemo Goga dhe Safet Tahiri✅

👉🏻Live Wire Electric

👉🏻Royal Buildings

👉🏻Lannister Builders NYC

Sammy Lazoja dhe Ilir Lula ✅

✊🏻Besimi juaj është puna jonë e ndershme,andaj Shoqata Ulqini do të jetë gjithmon në shërbim të popullit dhe gjithmon do të bashkpunoj me organizatat tjera për të mirën e komunitetit.

Zoti i bekoft të gjithë bamirësit dhe familjet e tyre kudo që ndodhen.

Ju faleminderit për përkrahjen ✅

You may also like

Leave a Comment