Aksioni ‘Fermeri’ i zhvilluar sot nga Njësiti i Antidr0gës në Prizren rezultoi me sekuestrimin e një sasie të s ubstancës h er0inë dhe arrestimin e dy personave, babë e bir, që dyshohet për shitblerje dhe shpërndarje të s ubstancave të tilla. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për këtë aksion, për të cilin hetimet kanë nisur që disa muaj dhe rezultuan me zbulimin e të dyshuarve.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy personat që ranë në prangat e Policisë gjatë këtij aksioni janë Albert (babai) dhe Valon (djali) Domgjoni, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Ata u kapën pasi Antidr0ga zbaroi në shtëpinë e tyre, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ku edhe u gjet dr0ga dhe prova të tjera. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet tjera në pronësi të tyre, që u krye nga disa njësi policore, janë gjetur qese me s ubstanca nark0tike të llojit her0inë, m arihuanë, kapsula të ndryshme dhe telefona, që janë sekuestruar si dëshmi për rastin.
Pranga iu janë vënë menjëherë dy të dyshuarve dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Të njëjtit do të hetohen për veprën penale
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Leave a Reply