Home Lajme Rasti i 400 kg DR0GË në kompaninë kosovare, këto janë gjërat që priten ti konfiskohen / DOKUMENT

Rasti i 400 kg DR0GË në kompaninë kosovare, këto janë gjërat që priten ti konfiskohen / DOKUMENT

by Republikaonline










Prishtinë- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovvs (PSRK), më 14 nëntor 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj Izet Sheqirit, Faton Vrajollit, Kadri Sheqirit, Kadri Rrahimit, Fehmi Bytyqit, Hyzri Sheqirit dhe Naim Morinës, lidhur me rastin e 400 kilogramëve k0kainë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se prokurori i rastit, Valdet Gashi, i ka propozuar gjykatës që të konfiskohen pasuri të luajtshme që kanë qenë objekte të veprave penale në këtë rast.





Sipas aktakuzës, prokurori Gashi ka propozuar që të konfiskohen 17 pako të mëdha, në të cilat kanë qenë 400 paketime me substancë nark0tike të llojit k0ainë në peshë prej 400 kg.

Sipas këtij propozimi të prokurorit, në njërën nga pakot e k0kainës, thuhet se kanë qenë 16 paketime, të gjitha me mbishkrimin “Velho Barriero CACHACA”.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se është propozuar të konfiskohet edhe kamioni i tipit “DAF”, kamion ky pronë e kompanisë “MC FOOD”, me pronar tani të akuzuarin Izet Sheqiri.





Po ashtu, gjykatës i është propozuar të konfiskohen edhe një rimorko, po ashtu edhe kjo pronë e kompanisë “MC FOOD”.

Prokurori Gashi, thuhet se ka propozuar që të konfiskohet edhe kontejneri Frigo, me të cilin sipas aktakuzës thuhet se është transportuar edhe substanca nark0tike në kompaninë “MC FOOD”.

Tutje, sipas aktit akuzues Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohen edhe makinat, si automjeti i tipit “Audi” A8, pronë e kompanisë “MC FOOD”, automjeti i tipit “Passat” 3cc, po ashtu edhe ky automjet pronë e kompanisë “MC FOOD”, por që sipas aktit akuzues thuhej se ishte në shfrytëzim tek i pandehuri Faton Vrajolli, automjeti i tipit “Mercedes”, pronë e të pandehurit Fehmi Bytyqi dhe automjeti i tipit “Passat”, në shfrytëzim tek i pandehuri Hyzri Sheqiri.





Prokuroria, për këtë rast ka propozuar që të konfiskohen edhe a rmë.

Sipas aktit akuzues, prokurori Gashi ka propozuar që të konfiskohet revoIja e tipit “Tulla Tokarec”- TT-33 dhe 43 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, pronë e të pandehurit Izet Sheqiri si dhe një revoIe me gaz, pronë e të pandehurit Kadri Sheqiri.





Po ashtu, PSRK ka propozuar që të sekuestrohen para të gatshme në vlerë prej afro 26 mijë euro.

“Para të gatshme, kartë monedha në vlerë prej 24.000 euro (njëzet e katër mijë), të cilat janë sekuestruar në kompaninë “MC FOOD”. Para të gatshme, kartë monedha në vlerë prej 1.620,00 euro (njëmijë e gjashtëqind e njëzet), të cilat janë sekuestruar tek i pandehuri Izet Sheqiri”, thuhet në aktakuzë.





Po ashtu, në fund prokuroria ka kërkuar që të pandehurve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, pasi siç thuhet në aktakuzë ende ekzistojnë kushtet për masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” ka sjellë detaje të aktakuzës, për veprimet të cilat akuzohet pronari i “MC FOOD”, Izet Sheqiri.





Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, po ashtu janë dhënë detaje lidhur me akuzat tjera, për gjashtë të akuzuarit e tjerë në këtë rast. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

You may also like

Leave a Comment