Home Kosovë “I arrestuar”, “i dyshuar”, “i intervistuar”, katër editimet e Policisë së Kosovës për hetimet ndaj biznesmenit Driton Shuki

“I arrestuar”, “i dyshuar”, “i intervistuar”, katër editimet e Policisë së Kosovës për hetimet ndaj biznesmenit Driton Shuki

by Republikaonline










Policia e Kosovës e ka edituar katër herë postimin që kishte të bënte me pronarin e poliklinikës ‘Avicena’, Driton Shuki,

Sipas njoftimit të parë të Policisë, të bërë para 11 orësh ai ishte arrestuar.





Më pas Driton Shuki, thuhej nga Policia se ishte “intervistuar”.

Megjithë editimet, Policia ka shënuar se Shuki mbetet i dyshuar në këtë rast.





Shuki gjatë ditës i ka thënë Gazetës Insajderi se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe jo të dyshuarit.

“Unë nuk jam arrestuar. Policia ka qenë këtu i ka marrë të dhënat dhe në njoftim kanë shkruar që kam qenë i arrestuar. Policia ka bërë gabim lidhur me njoftimin. Kam reaguar tek Baki Kelani lidhur me këtë dhe i kam dërguar një sqarim. Nuk e kemi ditë që pajisja ka qenë e vjedhur. Dikush është duke tentuar të ma prish imazhin“, ka thënë Shuki.





Por, Policia e Kosovës në një përgjigje për Kallxo ka pohuar se gabimi i vetëm në postim është bërë te cilësimi “ i arrestuar”, por ka sqaruar se Shuki nuk është dëshmitar në këtë rast.

Por, është person i dyshuar dhe se ndaj tij është hapur rast në koordinim me prokurorin e rastit.





Edhe pas këtij sqarimi të Policisë, Shuki ka insistuar se ai nuk është i dyshuar, por dëshmitar kur është pyetur nga Gazeta Insajderi.

“Unë nuk jam arrestuar, dhe intervistën e kam dhënë si dëshmitar, dhe e kam firmos”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.





Megjithatë biznesmeni Driton Shuki ishte arrestuar më herët për dyshime se kryen vepra penale që përfshijnë të dy shtetet: Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Testet Covid- Arsyeja pse ishte arrestuar Shuki herën e parë





Biznesmeni Driton Shuki, herën e parë ishte arrestuar në vitin 2020 për testet Covid 19. Shuki ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit nën dyshimin se ka bartur mostra dhe rezultate të testeve.





Gjatë kontrollit të tij, Policia e Kosovës i pati gjetur një listë me emrat e 50 qytetarëve ku figuronin edhe rezultatet e testeve për COVID-19.

Laboratori “Avicena KS” në lagjen Arbëria (ish-Dragodan) në Prishtinë kishte marrë mostrat e qytetarëve të Kosovës dhe i ka dërguar në Maqedoni, për të kryer testime.





Një numër i madh i qytetarëve rrëfyen se si kishin paguar nga 50 deri në 120 euro për teste, me të cilat nuk janë lejuar të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut e as me Malin e Zi.

Këto teste ishin kryer vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).





Ministria e Shëndetësisë më pas kishte licensuar 29 institucione private për të kryer teste për COVID-19 por jo edhe poliklinikën “Avicena KS”./Gazeta Insajderi/

You may also like

Leave a Comment