Home Lajme Flet dëshmitari ku u suImua kameramani kosovar: Karabinieret u fshehen si pula në veturë

Flet dëshmitari ku u suImua kameramani kosovar: Karabinieret u fshehen si pula në veturë

by Republikaonline










Në veri të Mitrovicës sot u suImua kameramani i Insajderit, Jetmir Muji. Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një k idnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.

Gazeta Insajderi nëpërmjet burimeve të saja ka arritur të identifikoj njërin prej suImuesve të kameramanit, Jetmir Muji.

Emri i tij është Ivan Rakiq. Ai është familjar i kryetarit të Lista Serbe, Goran Rakiqit. Burimet i kanë thënë Insajderit se familjari i Goran Rakiqit është njëri prej udheheqësve të organizimit banditesk të serbëve të veriut, të quajtur “Mbrojtja Civile”.





Si ndodhi rasti?

Kameramani i Insajderit, Jetmir Muji është suImuar fizikisht nga disa persona të nacionalitetit serb.

Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.

I riu me kombesi shqiptare emri i të cilit është Granit Gjafa është k idnapuar nga disa serb. Ai është futur në një veturë të tyre. Është rr ahur dhe është lënë në rrugë në pjesën veriore të Kosovës.





Kameramani i Insajderit, Jetmir Muji ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. SuImuesit e kanë g0ditur Mujin pas kokës.

Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut.

Për këtë rast reagoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. AGK-ja kërkoi nga Policia e Kosovës që ta hetojë rastin me urgjencë.





Pas suImit ka reaguar edhe kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Visar Duriqi. Ai ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur suImi, pasi që ishin se bashku duke marr pamje për realizimin e emisionit InDoks.

Duriqi tregon se si e gjithë ngjarja është parë nga Karabinierët dhe nuk kanë reaguar e as intervenuar.





“Kanë hy e janë mshef si pula të lagura në veturë. Madje Karabinierët nuk janë afruar as qe te pyesin si është gjendja e Jetmirit”, ka shkruar ai.

You may also like

Leave a Comment