Home Lajme Raportohet për të shtëna me armë në Mitrovicën e veriut

Raportohet për të shtëna me armë në Mitrovicën e veriut

by Republikaonline

foto ilustrim









Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra Rajonale në Mitrovicë ka njoftuar se pak para orës 23:00 janë dëgjuar të shtëna armësh në lagjen “Ibri” në Mitrovicën e veriut.

“Tani këto çaste sonte, më 17.XI.2022 rreth orës 22. 40, në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës u dëgjuan breshri të shtënash nga armë automatike. Të shtënat e dëgjuan në lagjën “Ibri”, pjesa e okupuar e Mitrovicës.”, ka njoftuar KMDLNJ.





Po ashtu MKDLNJ ka reaguar edhe për suImi ndaj dy qytetarëve shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës.

KMDLNJ ka kërkuar nga organet kompetente që t’i zbulojnë dhe arrestojnë serbët që e kryen këtë akt.





“Sot, më 17.XI.2022, në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës, disa bandit kriminel serbë e keqtrajtaun shumë rëndë fizikisht, kamermanin e Insajderit, Jetmir Muji i cili ishte duke inqizuar me kamerë një nxënës shqiptar të cilin e kishin keqtrajtuar fizikisht banditët serbë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra Rajonale në Mitrovicë, përveq që e dënon rastin dhe tjerat raste të më hershme, kërkon nga organet kompetente të Kosovës që t’i zbulojnë, t’i arrestojnë dhe ti nxjerrin para drejtësisë banditët që po keqtrajtojnë njerëz të pafajshëm dhe djegun vetura të atyre që dëshirojnë të respektojnë urdhërt e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

You may also like

Leave a Comment