Home Lajme Momenti kur nxirren trupat e pajetë të babë e bir, që u bllokuan me makinë në Malësinë e Madhe (PAMJE)

Momenti kur nxirren trupat e pajetë të babë e bir, që u bllokuan me makinë në Malësinë e Madhe (PAMJE)

by Republikaonline










Këto janë pamjet kur trupat e pajetë të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj gjenden të bllokuar brenda në makinë në përroin e fshatit Bogë në Shkodër.

Ata u gjetën pas 16 orësh kërkime intensive pasi u morën nga rrjedha e ujit.





Petrit Rushaj dhe djali i tij 16-vjeç u gjetën sot nga forcat speciale të policisë.

Ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.





Rrjedha e ujit të përroit mori përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

You may also like

Leave a Comment