Home Lajme “Na këpute shpirtin o vlla”, postimet prekëse të familjarëve pas vdekjes tragjike të të riut në Deçan

“Na këpute shpirtin o vlla”, postimet prekëse të familjarëve pas vdekjes tragjike të të riut në Deçan

by Republikaonline










Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Isniq të Deçanit, ku humbi jetën i riu Elvis Osdautaj, pasi u rrokullis me kamion, derisa po zbriste nga mali. PIagët që i riu i pësoi ishin të rënda dhe fatkeqësisht nuk mbijetoi. Vdekjen e tij e konstatoi mjeku në spital, teksa me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.





Vdekja e Elvisit ka tronditur familjen e miqtë e tij, të cilët kanë shkruar fjalë prekëse për lajmin e hidhur që morën.

“Ah bre Elvis, ma këpute shpirtin shoku jem ishalla nxhenet shpirti yt i bardh.”





“Ishalla në lula t’xhenetit o vlla, ki me na mungu shumë, na këpute shpirtin o vlla”.

“I tronditur nga vdekja tragjike e të riut Elvis Osdautaj nga Isniqi i Deçanit! Në këto momente te vështira për familjen, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, shokëve dhe gjithë bashkëvendësve nga Isniqi dhe Deçani. Shpirti i Elvisit pushoftë në paqe. Ngushëllime familjarëve”, janë vetëm disa nga postimet që kanë bërë të afërmit e tij.

You may also like

Leave a Comment