Home Lajme Vuçiq: S’arritëm marrëveshje në Bruksel, nuk lëshojmë më targa “KM”

Vuçiq: S’arritëm marrëveshje në Bruksel, nuk lëshojmë më targa “KM”

by Republikaonline

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje në takimin e sotëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti që u mbajt me ndërjmetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai ka shtuar se nuk do të lëshojnë më targa “KM”.

“Për arsye të paqarta për mua, ne nuk ishim në gjendje të arrinim absolutisht asnjë marrëveshje.

“Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb ndërsa paralajmëroi se këtë javë do t’i drejtohet publikut serb”, ka deklaruar Vuçiq.

“Pala serbe ishte krejtësisht konstruktive dhe tekstet që ne pranuam u ndryshuan dhjetë herë, por pala shqiptare gjithmonë shtonte diçka që nuk ishte e mundur”, tha ai para gazetarëve.

You may also like

Leave a Comment