Home Lajme Arrestohet i dyshuari që e goditi me veturë për vdekje të riun kosovar / DETAJE

Arrestohet i dyshuari që e goditi me veturë për vdekje të riun kosovar / DETAJE

by Republikaonline










Në orët e para të mëngjesit të 21 nëntorit, kadeti i Policisë, Flordian Shabaj është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Jashanicë.

Në këtë aksident dyshohet se është përfshirë edhe një automjet, por që shoferi i tij ka ikur nga vendi i ngjarjes.





Sinjali mëson nga burimet e veta se shoferi është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, i riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet.

You may also like

Leave a Comment