Ky është personi që u arrestua për dhunimin e 12-vjeçares kosovare / EMRI










Gazeta Sinjali ka raportuar të hënën për një rast të trishtë që dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Sojevë të Ferizajt, ku një vajzë 12-vjeçare, dyshohet se u dhunua nga një 19-vjeçar, në shtëpinë e tij. Vajza fillimisht u raportua e zhdukur nga nëna e saj, teksa më pas u zbuluan detajet që tmerruan familjen.





Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Denis Syla, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, teksa shumë shpejt kërkesa për paraburgim pritet të dërgohet në Gjykatë.





Cilat janë detajet e rastit – Raportimi i Sinjalit

E mitura kishte dalë nga shtëpia në orët e mbrëmjes të së dielës dhe familja e saj nuk kishte asnjë informacion për fatin e saj. Kjo situatë e alarmoi nënën e 12-vjeçares, e cila ia mësyu Policisë dhe kërkoi ndihmë. Njësitë policorë u aktivizuan dhe në bazë të lokacionit e kuptuan se vajza ndodhej në shtëpinë e 19-vjeçarit.





I dyshuari sipas informacioneve të para e kishte marrë vajzën me të cilën paraprakisht kishin komunikuar, duke lënë edhe takim dhe të njëjtën e kishte dërguar në shtëpinë e tij. Gjithçka u zbulua pasi vajza u gjet në atë shtëpi, ku kishte qëndruar për orë të tëra me 19-vjeçarin dhe ku dyshohet se kanë kryer marrëdhënie s**ksuaIe.





E mitura ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë, nën praninë e nënës së saj dhe ka rrëfyer detajet dhe krejt çka ndodhi në shtëpinë e personit me të cilin Policia e gjeti. Në anën tjetër, edhe i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.





Derisa e mitura është dërguar për ekzaminime gjinekologjike, rezultate e të cilave do të shfrytëzohen si provë në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të personit të dyshuar dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.





Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *