Vdekja e të riu në aksident: I dyshuari që e goditi me veturë ka ikur nga vendi i ngjarjes / DETAJE










Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kadeti i Policisë, Flordian Shabaj është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Jashanicë. I riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet.

Sinjali mëson se në këtë aksident dyshohet se është përfshirë edhe një automjet, por që shoferi i tij ka ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura me të cilën po lëvizte shoferi ende nuk është identifikuar nga policia, teksa hetimet për zbulimin dhe kapjen e tij kanë nisur.





Lajmin gjatë ditës së djeshme e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vend ngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *