Ekskluzive: Këta janë dy të arrestuarit të dyshuar për DHUNlMIN e 11-vjeçares në Ferizaj / EMRAT










Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje të tmerrshme se ka ndodhur në Ferizaj, ku një 11-vjeçare dyshohet se është dh unuar nga dy persona, të moshës së mitur, vitin e kaluar. Raportimi i rastit të dhun imit nga nëna e të miturës aktivizoi Prokurorinë dhe si rezultat dy persona u arrestuan, njëri prej të cilëve është akoma i mitur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari i moshës madhore që u ndalua nën dyshimet për përfshirje në këtë rast është Fitim Duraku (18-vjeçar), kurse i dyshuari tjetër i mitur është E.K., (15-vjeçar).





Kjo ngjarje e trishtë u zbulua pas denoncimit të nënës së vajzës e cila bashkë me të bijën kanë raportuar në Prokurori për tmerrin që ka përjetuar vajza në mars të vitit të kaluar.

Bazuar në dëshminë e v iktimës të dhënë në Prokurori, rasti ka ndodhur në një tualet të bodrumit të banesës, kur dy të miturit ia kishin zënë pritën 11-vjeçares dhe duke ia mbyllur gojën për të mos kërkuar ndihmë, dyshohet se e kanë zh veshur dhe kanë kryer ma rrëdhënie se**uale me të, fillimisht njëri e pastaj tjetri.





Ky rast i tmerrshëm aktivizoi Prokurorin e Shtetit, për të nxjerrë vendim që të sigurohet prezenca e dy të dyshuarve, të cilët janë paraqitur për intervistim, ku gjatë dhënies së deklaratave kanë mohuar kategorishit ta kenë kryer veprën penale për të cilën janë denoncuar.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim që dy të dyshuarit, njëri prej të cilëve tash i mitur të dërgohen në mbajtje dhe të nisin hetimet për mbledhjen e informacioneve që zbardhin në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.





Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *