“Po bashkëjetonte me tjetrin” / Gjendet 25-vjeçarja kosovare që braktisi fëmijën 1-vjeç (FOTO)










Policia ka njoftuar se është gjetur gruaja nga Krusha e Madhe e cila e ka lënë fëmijën e saj 1-vjeç në shtëpi dhe po bashkëjeton me një burrë tjetër.

Bëhet e ditur se ajo u gjet pas publikimit të fotografisë në rrjetet sociale.





“Me datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12:00, si rezultat i përpjekjeve te pandërprera të hetuesve policor, pas ndërmarrjes se veprimeve të duhura hetimore dhe pas publikimit të fotografisë në rrjetet sociale, është arritur që të kontaktohet viktima e rastit Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu e cila ka qenë e raportuar nga familjarët e saj si “Person i Zhdukur “ që nga data 09.11.2022.





Dorentina Gashi – Spahiu, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me të cilin bashkëjeton që nga data e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit”, thuhet në njoftimin e policisë.





Ajo është intervistuar dhe ka bërë të ditur se të gjitha veprimet i ka bërë me dëshirën e saj, përcjell Klankosova.tv.





“E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bërë me vetë dëshirë, nuk është kanosur as ketyruar nga askush. Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me datë 09.11.2022 në momentin e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit, e ka lënë të braktisur fëmijën ( vajzën ) e saj njëvjeçare”, thuhet në njoftim.





Tutje, bëhet e ditur se të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë ne koordinim me Prokurorin e Shtetit.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *