Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka a buzuar p siqikisht në ordinancen e tij një fëmijë 5 vjeçar të diagnostikuar me a utizëm. Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizimet ku i njëji dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij.
A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 5 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan. Insajderi mëson se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës.
Sot ishte seanca e pestë që ajo e dergoi vajzën atje.
Me këtë rast, siq mëson Insajderi ajo kishte kryer edhe pagesen për dy seanca në vlerë prej 250 eurosh.
Në atë ordinancë, vajza e saj po ofendohej e shahej nga vetë doktori Iljasa Fazliu duke i shkaktuar edhe presion psiqik.
Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizime ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.
”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.
Pasi nëna kishte shkuar që ta marr fëmiun në ordinancë, familjarët kishin dëgjuar inqizimet nga atje.
Video e siguruar nga Insajderi:
Leave a Reply