Tragjedi në familjen shqiptare e cila jeton në Gjermani. Një aksident i ka marrë jetën vajzës 6-vjeçare, Sihana Gashi.
E mitura u përfshi në një aksident së bashku me familjen e saj në Kostance, Gjermani. Prindërit e saj, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare kanë marrë lëndime të rënda nga aksidenti, mirëpo e mitura gjeti vdekjen.
6-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit ditën e sotme në varrezat në Sarnen të Zvicrës orën 14:00.
Shkak i aksidentit u bë një shofere 28-vjeçare e cila hyri në korsinë e kundërt në hyrje të Autostradës 81 për arsye ende të panjohura,.
Aty makina e saj është përplasur kokë më kokë me makinën e një burri 41 vjeçar. 41-vjeçari dhe pasagjerja 37-vjeçare – prindërit e vajzës, siç ka konfirmuar më vonë një zëdhënëse e policisë, janë lënduar rëndë, ndërsa 6 vjeçarja e cila ishte ulur në karrigen e pasme, humbi jetën.
Leave a Reply