Gruaja shtatzënë e vrarë e shtrirë në tokë: Pamje të rënda para Gjinekologjisë (VIDEO)

Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.

Policia ende nuk ka dalë me konfirmim zyrtar.

Portali Frontonline ka publikuar një fotografi nga vendi i krimit.

Insajderi ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe QKUK’ja që të marrë një konfirmim zyrtar për këtë rast. Institucionet ende nuk janë përgjigjur

Pamje nga vendi ngjarjes.

Pak ditë më parë u vra edhe një grua nga burri i saj.

63 vjeçarja Sadije Godeni u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, ku vrasjen e saj me sëpatë po dyshohet se ka kryer bashkëshorti i saj Izet Godeni. I cili tashmë është arrestuar.

63-vjeçarja thuhet të ishte në gjumë.

E më pas, 70-vjeçari u vetëdorzua në polici me të nisë muzgu, të cilët më pas ia konfiskuan sëpatën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.

Rasti i ndodhur i tmerroi banorët e lagjes Tophane, të cilët çiftin e përshkruajnë si të qetë e pa probleme.

Sadije Godeni, qe 28 vjet ishte mësimdhënëse në shkollën “Dardania”. Të pikëlluar fort, kolegët e të ndjerës thonë se e priten që ajo të dilte para nxënësve edhe të premten.

Edhe pse kishin muhabet të gjatë një ditë më parë, drejtori thotë se 63-vjecarja nuk shfaqi asnjë shenjë që diçka nuk ishte në rregull.

“U befasova, ajo kurrë nuk mungonte e telefonova se hapte” – drejtori i shkollës “Dardania” flet për mësuesen e vrarë

Nxënësit thanë se nga mësuesja e ndjerë kanë veç kujtime të mira.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës thonë se shkaqet që quan në këtë ngjarje nuk dihen ende, e siç mëson televizioni ky është rezultat i mosdeklarimit të të dyshuarit në lidhje me atë që ndodhi në shtëpinë që jetonin veç çifti.

Sipas avokates së të dyshuarit, Myrvete Hashani-Jashari, klienti është në gjendje të mirë psikologjike dhe se seanca për shqiptimin e masës ose jo të paraburgimit të tij do të mbahet gjatë të shtunës.

Videon mund ta gjeni ne Instagram tek Republikaon


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *