“E ka vra mas kreje me armë, niherë i ka mshu e e ka rrëzu…” / Flet motra e 35 vjeçares që u vra (VIDEO)










Motra e gruas e cila u vra mbrëmë para Gjinekologjisë në Prishtinë, ka thënë se dhëndëri i tyre (i dyshuari për rastin) vazhdimisht i ka kërcënuar të gjithë familjen me armë zjarri.





Ajo ka akuzuar institucionet e vendit për mosveprim.

Sipas saj, i dyshuari e ka vrarë gruan me armë me shurdhues, pas kokës.





“Një herë e ka qëlluar, e ka rrëzuar, e më pas e ka qëlluar edhe herë të tjera dhe e ka vrarë. Motra ka pasë sot me lindë”, ka thënë ajo.





Ajo tregoi më tej se dy javë pas martesës së motrës, kjo e fundit kishte treguar se burri i saj dhe familja e tij po ushtrojnë dhunë fizike. Ndërkohë ka kërkuar që ta kthejnë në familje, por ai nuk e ka lejuar duke e kërcënuar me armë vazhdimisht, tha ajo.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *