“Kjo u detyru me ra prej katit t’dytë me mbytë vetën…” / Motra e 35 vjeçares që u vra tregon detaje të reja










Një krim monstruoz ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në oborrin e QKUK-së.

Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.





I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët.

Gazetarja e gazetës Insajderi edhe sot ndodhet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë. Aty ka folur me njërën prej shoqërueseve të Hamide Magashit e cila mbeti e vrarë nga tre plumbat e shkrepur nga bashkëshorti i saj Sokol Halili.





Ajo i ka thënë se gazetares se ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte burrit të saj.

“Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, i ka thënë e njëjta Insajderit.





Ndërsa motra e saj Burbuqe Magashi tha se gruaja e vrarë nga ish-burri kishte tentuar edhe më herët ta vras vetën. Sipas saj e motra ishte në izolim terë kohën nga burri i saj.





Në një moment ajo thotë se edhe në banjo përcillej nga nëna e dorasit, vjehrra e saj.

“Kjo u detyru me ra prej katit të dytë me mbytë vetën. Qaq që ka pas maltretim prej krejt familjes së tyre, e izoluar ka qenë, s’e kanë lanë me dalë në oborr. I kanë thënë derisa të lind 1 vit e gjysmë s’ki nevojë me shku te motrat në Llugaxhi”, tha ajo.






Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *