Sokol Halili ja merrte edhe pagën që e fitonte si pastruese në Ferizaj

Pagat e realizuara nga puna në Komunën e Ferizajt, Hamide Magashi kishte deklaruar se detyrohej t’ia dorëzonte çdo muaj bashkëshortit.

Madje, Magashi, e cila u vra mbrëmë në oborrin e QKUK-së, në hetuesi kishte deklaruar se detyrohej që burrit t’i paguante edhe gjobat për kundërvajtjet në trafik.

Kështu përshkruhet në dosjen hetimore, të cilën e ka siguruar KALLXO.com.

Në këtë dosje, v iktima kishte deklaruar se edhe se çdo vizitë të bërë në familjen e saj kishte qenë e shoqëruar nga vjehrra dhe e vëzhguar nga bashkëshorti.

Përpos përcjelljes së vazhdueshme nga vjehrra dhe bashkëshorti, v iktima kishte raportuar edhe për k ërcënimet me a rmë, dh unën e vazhdueshme të cilën e kishte pasur.

Madje Magashi kishte raportuar se nga burri kishte pasur edhe k ërcënime me vrasjen e burrit të motrës dhe kryerjes së m arrëdhënies s eksuale me motrën e saj në praninë e saj.

Të gjitha këto pretendime ishin mohuar nga i dyshuari Sokol Halili.

Pas këtyre deklaratave në fund të muajit korrik të këtij viti ishte bastisur shtëpia e të dyshuarit Sokol Halili. Gjatë kontrollit atij i ishin gjetur dy a rmë, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një p istoletë me gas. Pasi ishte intervistuar në lidhje me këto a rmë të konfiskuara, i dyshuari me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte liruar në procedurë të rregullt.

Për a rmëmbajtje pa leje Sokol Halili ishte dënuar në shtator të këtij viti me gjobë prej 300 euro.

Përpos akuzës për a rmbëtjeje pa leje, në gusht të këtij viti Sokol Halili ishte akuzuar edhe për veprën penale – kanosjes, ku rasti është duke u trajtuar.

Hamide Magashi u vra mbrëmë në oborrin e QKUK-së ndërsa Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili  pasi kreu krimin u largua në drejtim të panjohur.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *