Vdekjen e 47-vjeçarit në Pejë e njoftoi ish-gruaja e tij police që ishte suImuar fizikisht nga i dashuri i saj










Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në një shtëpi rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Pejë, ku 47-vjeçari, Blerim Bajraktari u gjet pa shenja jete dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion, teksa rasti fillimisht ishte raportuar nga ish-gruaja e tij. Bëhet fjalë për Filloreta Kastratin, e cila është zyrtare policore, emri i të cilës u bë i njohur muaj më parë.





Vdekjen e Blerim Bajraktarit e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, që konstatoi se i ndjeri s’ka shenja jete, por është gjetur me njolla gj aku në disa pjesë të fytyrës. Ishte Filloreta, ajo që e ka njoftuar Policinë dhe Emergjencën. Ajo dhe Blerimi kanë qenë të martuar dhe kanë disa fëmijë.





Por kush është Filloreta Kastrati?

Filloreta ishte zyrtarja policore, e cila e kishte denoncuar për dh unë ish të dashurin e saj, rreshterin e policisë në Pejë, Senad Hamziç me të cilin për një kohë kanë qenë në lidhje.

Senad Hamzic me gradën e rreshterit policor në Drejtorinë Rajonale në Pejë ishte ndaluar atë kohë për 48 orë, pasi dyshohej se e kishte suImuar pamëshirshëm Filloretën, me të cilën ishte në lidhje dashurie, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për shkak të motiveve të xhelozisë.





Rasti ishte zbuluar pasi zyrtarja policore kishte kërkuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, si rezultat i rr ahjes brutale, pasi kishte pësuar Iëndime të rënda në pjesët e trupit.





Gjithçka dyshohet se nisi në veturën e rreshterit policor Hamzic, ku i njëjti dyshohet se t orturoi të dashurën zyrtare policore për motive të xhelozisë. Rr ahjen brutale rreshteri e kishte vazhduar edhe jashtë veturës, duke u ‘siguruar’ që të mos lë gjurmë. Ata vazhduan për në një pompë të derivateve, ku zyrtarja policore kishte ndërruar rrobat, të cilat i kishte të gjakosura.

Dh una ndaj saj, Hamzicit i kushtoi me aktakuzë, ku Prokuroria e akuzonte për lëndim të rëndë trupor.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *