“Krejt kohen o kthy mbrapa, u tutë mos pi vjen dikush nga pas…” Flet nëna e të riut që u vra në burgun e Serbisë










Familjarët e tashmë të ndjerit, Artan Zymberi, i kanë thënë Gazetës Nacionale, se për maltretimet e gjatë 1 viti, sa djali i tyre ka qëndruar në burgun e Strema Mitrovica, e kanë një dëshmitar, i cili u ka treguar atyre se Artan Zymberi po maltretohej, në burg.





Familjarët tregojnë se kur e kanë vizituar Artanin në burg, ai ka qenë i maltretuar.





“Kur ka shkuar nëna e Artanit në vizitë aty në burg, e ka pa se djali është malltretuar. Madje ai është frikësu me bë muhabet të lirë, me nënën e tij. Siq tregon vetë nëna e Artanit, gjatë vizitës në burg, Artani tërë kohën e ka kthyer kokën mbrapa, duke u frikësuar se dikush po i vjen nga mbrapa”





Familjarët e Artanit thonë se për krejt këto arsye, ata kanë vendosur që ta kërkojnë ekstradimin e djalit të tyre, për në Norvegji.





“E kemi kërku për me ekstradu në Norvegji. Në Serbi e malltretojshin, e rrahnin. E pamë se djali i ka punët keq. Por qe tash, në proces të ekstradimit jemi kanë, por Artani vdiq. Ne jemi të bindur se e kanë mbyt, veqse ka pasë tatuzhat me Adem Jasharin e me Skënderbeun, edhe kur e kanë arrestu ka qenë me veturë, me një shqiponjë të madhë përpara” deklaron ky familjar. Madje për këto pretendime, familjarët pretendojnë se e kanë një dëshmitar, i cili gjindej në burg me Artanin, e që është nga Siria.





Në fakt, dyshimet kryesore të familjes Zymberi janë se ai u mbyt në burg sepse mbante në gjoks tatuazh Adem Jasharin, e në krahëror Skënderbeun.





“Ngjarja që u kallë burgu ka ndodhë me 22 nëntor. Aty është raportu vetëm se janë lëndu 4 gardianë. Neve na kanë thënë në fillim se ka vdekë prej zemrës, pastaj prej lukthit. Atë raport Serbia ja ka dërgu Norvegjisë. Por ne nuk e kemi pranu raportin, se Artani ka vdekë prej shkaqeve natyrore, sepse pra, pak ditë më herët ka pasë shpërthim në burg. Kemi kërku, obduksionon me bë në Norvegji, për me i ditë shkaktarët”, tregon njëri nga familjarët.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *