









Një shpërthim është dëgjuar në Mitrovicën e Veriut pak minuta më parë.
Gazetarët e KALLXO.com nga vendi i ngjarjes raportojnë se shpërthimi është dëgjuar afër Spitalit që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve përballë shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për mjet shpërthyes apo piroteknik.





KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të kuptuar se a është mjet piroteknik apo ekspoloziv, por ende nuk kanë marrë përgjigje.
KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për shpërthimet që po dëgjohen në Mitrovicën e Veriut edhe në ditët paraprake.
Sonte në orën 20:00 është bërë ndërrimi i zyrtarëve policorë të cilët po qëndrojnë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.





KALLXO.com po qëndron në veri të vendit ku po përcjellë nga afër zhvillimet që po ndodhin në këtë zonë.
Mbrëmë Policia e Kosovës e ka paralajmëruar rritjen e prezencës së zyrtarëve në pjesën veriore të vendit me qëllim të arritjes së objektivave.
Leave a Reply