Home Kosovë Ky është i arrestuari që dyshohet se kishte sulmuar Policinë gjatë aksionit të tetorit / EMRI

Ky është i arrestuari që dyshohet se kishte sulmuar Policinë gjatë aksionit të tetorit / EMRI

by Republikaonline










Pista e hetimeve për rastin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës, në veri të vendit, më 13 tetor është zgjeruar dhe tashmë janë identifikuar disa persona të dyshuar, të cilët janë përfshirë në këtë rast. Bëhet fjalë për incidentet që ndodhën gjatë aksionit të Policisë dhe Doganës kundër kontrabandës në Zveçan, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërkohë që Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar sot në kufi është Miljan Adzic, 30-vjeçar.





Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale në Mitrovicë, ku pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestimi i tij u krye nga Policia kufitare në Jarinje, që e ndaloi të dyshuarin në orët e pasdites, pasi i njëjti ka qenë në listën e personave të kërkuar.

Adzic dyshohet për përfshirje në veprat penale “sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar” dhe “vrasje e rëndë (në tentativë)”.





Kujtojmë se gjatë këtij asioni, Policia u përball me shumë tensione dhe protestues dhe si pasojë e këtyre sulmeve mbetën të lënduar 10 policë.

Atë kohë, Policia pati raportuar se “grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.”.




Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

You may also like

Leave a Comment