









Një patrullë e Policisë së Kosovës është suImuar para dy orësh në Zveçan me a rmë zjarri.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23 :00 në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit,





“Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë suImuar nga persona të a rmatosur me a rmë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është Iënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policies” – thuhet në njoftimin e Policisë.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i Iënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore” – thekson njoftimi i Policisë.





Dhjetëra policë të rendit janë vendosur në veri të vendit pas vendimit të institucioneve për të rritur praninë policore në këtë pjesë të Kosovës.
Rritja e pranisë policore vjen pas incidenteve të ditëve të fundit, gjatë të cilave u përdorën g ranata dore e u shkrepën edhe a rmë z jarri.
Grupe personash, disa prej të cilëve të maskuar, janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut.





KALLXO.com ka siguruar pamje të këtyre personave që janë mbledhur në grupe disa orë pas rritjes së pranisë së Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut dhe gjetiu në veri.
Aktualisht situata është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.





Dhjetëra policë të rendit janë vendosur në Mitrovicën e Veriut pas vendimit të institucioneve për të rritur praninë policore në veri pas incidenteve të ditëve të fundit, gjatë të cilave u përdorën g ranata dore e u shkrepën edhe a rmë z jarri.
Ekipi i KALLXO.com është duke raportuar nga vendi i ngjarjes.










Leave a Reply