Home Lajme Si gënjeu policia e Kosovës për gjendjen e policit të plagosur?

Si gënjeu policia e Kosovës për gjendjen e policit të plagosur?

by Republikaonline

Mbrëmë pas mesnate, policia e Kosovës kishte njoftuar se bandat serbe kishin sulmuar zyrtarët policor në veri të vendit. Një polic kosovar ishte plagosur dhe dëme të konsiderueshme ishin shkaktuar gjithashtu edhe në veturën e policisë.

Plagosja e policit në raportin e PK-së u paraqit si l ëndim i lehtë ani pse i njëjti ishte plagosur në krahëror.

“Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është l ënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”, thuhej në raportin e policisë.

Në anën tjetër, drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, në një prononcim për Insajderin ka thënë se ai ishte plagosur me një plumb rreth zonës së krahërorit.

“Po mbrëmë ka ardhur polici i plagosur me një plumb tek shpatulla, ka marrë ndihmën mjekësore ka qenë mbrëmë i shtrirë në repartin e Ortopedisë, jashtë rrezikut për jetë është transferu në Prishtinë për tretman ma të tutjeshëm”, ka thënë ajo për Insajderin.

Insajderi ka dërguar pyetje në polici rreth arsyes së cilësimit të plagosjes së policit si “l ëndim i lehtë” por deri në publikimin e shkrimit nuk është pranuar ndonjë përgjigje.

You may also like

Leave a Comment