“Erdhi me plumb në shpatull”, detaje nga plagosja e policit në Veri










Të enjten mbrëma një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur gjatë një sulmi ta armatosur në veriun e Kosovës. Sipas policisë sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Polici menjëherë me ekipet emergjente është drejtuar për në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.




E të premtën, drejtoresha e këtij spitali i dha detaje Nacionales për gjendjen e Policit.

Sipas saj gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai është goditur me një plumb në krahor. Plumbin e ka ende në trup. Adaj si rrjedhojë piolici duhet tranferuar për në QKUK për intervenim shëndetësor.




“Mbrëmë ka ardhë polici i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik. E ka plumbin në krahëror- në shpatull. Pritet me u transferu në Prishtinë për intervenim. Përndryshe gjendja e tij është e mirë- stabile”, i tha Nacionales drejtoresha e Spitalit.





E ndërkohë, kujtojmë se Policia e Kosovës njoftoi mbrëmë se, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *