“Jemi të armatosur”: Gazetari publikon pamjet e “shqiptarëve me maska” në veri (VIDEO)

Regis Le Sommier, redaktor menaxhues i medies hulumtuese “Omerta” ka postuar një video në profilin e tij të verifikuar në rrjetin social “Twitter”.

Në videon e shkurtër, shihen disa banorë të maskuar, që sipas pretendimit të Sommierit janë shqiptarë të Mitrovicës së Veriut, e që banojnë në atë që ai e quan “Bosnia e vogël”, që duket të jetë referim i gabuar për “Lagjen e Boshnjakëve”.

Në video dëgjohet edhe një dialog në frengjisht mes banorëve dhe gazetarit, duke theksuar se banorët e pretenduar shqiptarë janë të armatosur.

“Kemi dalë sepse mbrëmë kanë gjuajtur me granata serbët. Sonte kemi dalur për ta mbrojtur vendin. Edhe ne jemi të armatosur. Policia e Kosovës e dinë që kemi edhe ne armë. I kemi kontaktet e mira me policinë kosovare” – theksohet në dialogun mes një banori të maskuar dhe gazetarit Regis Le Sommier.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *