Ky është personi që u plagos në Pejë nga mësuesi / FOTO










Mëngjesin e sotëm në restorantin Ora në fshatin Baran i Epërm në Pejë një person është plagosur me armë zjarri. I dyshuari për këtë rast ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe tashmë po kërkohet nga Policia, teksa vitkima është dërguar në spital.





Burimet e Sinjalit brenda Spitalit Rajonal atje kanë bërë me dije se personi që është pranuar në këtë qendër për trajtim mjekësor është Flamur Krasniqi, i cili po trajtohet në repartin e Ortopedisë.





Sipas informacioneve të para, viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe është nën kujdesin e ekipit mjekësor.

I dyshuari që e ka plagosur Krasniqin është Shkelzen Gashi nga fshati Buqan, i cili me profesion është mësues.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në Restaurant Ora.




Ndërkohë lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 07:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Baran i Epërm në Pejë ka të shtëna me armë zjarri dhe një person është lënduar. Policia me urgjencë është nis në vendin e ngjarjes, me të arritur rrugës e kanë takuar familjen e viktimës të cilët ishin duke e dërguar të plagosurin në spital”, tha Gashi.




Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *