Arrestohet edhe një ish-polic serb në veri, kjo është arsyeja

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Mitrovica veriore S.T. është arrestuar sonte, shkruan Kosova Online, përcjell RepublikaOnline.

Në rrjetet sociale ka dalë lajmi se serbi është arrestuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.

Ende nuk dihet vendndodhja e arrestimit, ndërsa siç raporton reporteri i Kosova Online, S. T jeton në lagjen e Boshnjakëve dhe është një nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ka lënë shërbimin.

Bashkëshortja e të arrestuarit S.T. e konfirmoi lajmin për arrestimin dhe shtoi se ai dyshohet se akuzohet për krime lufte.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *