Këta ishin deputetët që votuan Gjykatën Speciale / DOKUMENT

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, raporton Republika Online.

Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020.

Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë – 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Por kur dhe si u bë Gjykata Speciale se sot e dënoj Salih Mustafën, ajo ishte votuar në vitin 2015 ku në qeveri ishin koalicion partitë PDK e udhëhequr nga ish-Presidenti Hashim Thaci dhe LDK n ë krye me Isa Mustafa me Kryeministër Isa Mustafa./Republika Online/

Deputetët e parlamentit të Kosovës më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Pas një seance maratonike që nga mëngjesi, pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.

Kundër themelimit të Gjykatës Speciale ishin tri partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *