Këta janë vëllezërit që dyshohet se suImuan policinë në Prishtinë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me k ërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë k ërcënimet verbale eskalojnë edhe në s ulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua k ërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Prishtinë, ku 2 persona kanë s ulmuar dhe penguar zyrtarët policorë, që kishin shkuar për të intervenuar në një rast të dh unës në familje.

Siç mëson Sinjali, Policia fillimisht kishte marrë informacionin për dh unën që ishte denoncuar dhe posa zyrtarët policorë kanë arritur në vendin e ngjarjes, janë përballur në rezistencë nga dy vëllezërit Majaci.

Fillimisht, i dyshuari i parë i ka k anosur seriozisht policët, të cilët edhe i ka fyer, duke i penguar kështu në kryerjen e detyrës. Për të mos mbaruar me kaq, zyrtarët policorë u ballafaquan edhe me vëllain e tij, i cili i s ulmoi fizikisht.

Pavarësisht pengesave dhe rezistencës në të cilën hasën, Policia i ka vënë të dyshuarit nën kontroll, duke i arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ku janë intervistuar dhe më pas ndaj tyre kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Dy vëllezërit e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njëri për veprën penale “K anosje” dhe tjetri për “S ulm ndaj personit zyrtar”.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *