“Tutna e ka hangër sherri jem…” / Nëna e të riut: Du me ma kallxu t’vërtetën pse ma mbytën djalin (VIDEO)









Lotët për djalin e saj që nuk jeton më i ndalë rrallë, ai ishte i fundit nga gjashtë fëmijët që i kanë vdekur deri tash Kumrije Temajt nga Shtupeli i Klinës, transmeton Republika Online

Për dallim nga të tjerët që thuhet se patën vdekje natyrale, Jetoni besohet se ka vdekur si pasojë e dhunës që ushtroi dikush ndaj tij paraprakisht.





Ngjarja tragjike i parapriu vdekjes së Jetonit sipas familjarëve të tij ndodhi me 27 maj të këtij viti, ata po pretendojnë se personat që dyshohet se ishin me djalin e tyre në këtë ditë nuk e kanë thënë të vërtetën e ngjarjes.





Gjithnjë sipas familjarëve të Jetonit, ky version nuk ishte marrë si i besueshem as nga mjekët që e pranuan atë në QKUK.

Nëna e tij është e bindur se fati i jetës së djalit të saj u vendos atë ditë.





Ajo i përmend emrat e katër personave për të cilët thotë se dyshohet që kanë gishtë në atë që i ndodhi Jetonit, sipas saj tre prej tyre janë të afërm të 21 vjeçarit tashmë të vdekur.

Ajo pretendon se dicka që i tha njëri nga ta në ditën kritike është dëshmi për të.





Asnjëri nga ta nuk është marrë në pytje nga Policia sipas Temajt, ajo kërkon që rasti i Jetonit të merret seriozisht nga hetuesit e Drejtësisë

Pretendimet e saj mund të kenë bazë të raporti i autopsisë të 21 vjecarit që jep konstatimin pse vdiq ai, shkran Republika Online





Për më shumë ndiqni videon:


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *