Arrestohet kosovari i dyshuar për vrasjen e të riut kosovar / DETAJE

Një burrë ka humbur jetën në rrugët e lokalitetit Bière mbrëmjen e së dielës.

Vdekja ka ndodhur pas një sherri gjatë të cilit është goditur për vdekje me th ikë, njofton Policia e Kantonit Vaud.

Burri ishte i shtrirë pa ndjenja dhe kishte humbur shumë gj ak – shpëtimtarët nuk ishin në gjendje ta ringjallin atë, shkruan 20minutes.ch. V iktima është një kosovar 28-vjeçar, pa vendbanim në Zvicër.

Menjëherë është arrestuar një person, një 55-vjeçar, po ashtu kosovar, me të cilin viktima kishte pasur sherr pak më parë.

Elementet e para të mbledhura tregojnë se dy personat në k onflikt njiheshin me njëri-tjetrin, specifikon xhandarmëria. Është hapur një hetim.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *