Mërgimtari blen 33 pica familjare dhe ua dërgon policëve në Mitrovicë (FOTO)

Një qytetar me banim në Berlin të Gjermanisë ka vendosur që sot personalisht ta “qeras” drekën për 110 policët e Kosovës në Mitrovicë.

Mërgimtari ndodhet në Mitrovicë dhe kishte shprehur dëshirën të blejë 33 pica dhe 4 pako me pije për zyrtarët policorë, shkruan Jepi zë.

I kontaktuar nga “Jepi zë”, ai del të jetë nga qyteti i Fierit në Shqipëri por me banim në Berlin, ndërsa është nip Mitrovice.

Qytetari me emrin Janny Otto vije nga qyteti shqiptar por ndodhet për vizitë në qytetin e minatorëve, pasi një pjesë të familjes e ka nga Mitrovica, por me prejardhje nga Prekazi.

Ndryshe të shpeshta janë rastet kur qytetarët shprehin gatishmërin të ndihmojnë Policinë e Kosovës në forma të ndryshme./Jepi zë


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *