









Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka folur për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se bandat që drejtohen nga Vuçiq, po trembin, rrahin e vrasin serbët dhe se nuk janë shqiptarët ata që i bëjnë këto ashtu siç propagandohet në mediat që drejtohen prej tij.
Ai ka publikuar një mesazh që i ka dërguar një serb i Kosovës, ku tregohet se çfarë po bëjnë personat e drejtuar nga Vuçiqi ndaj serbëve në Kosovë.





“Batakçinjtë e Vuçiqit kanë hyrë në disa shtëpi duke i rrahur të gjithë, që nga fëmijët e deri te të moshuarit. Arsyeja është se ata nuk kanë marrë pjesë në barrikada dhe ndoshta janë anëtarë të partisë, sepse ata që nuk janë në parti thuajse nuk mund ta fitojnë dot bukën e gojës”, thuhet në mesazhin e dërguar atij, përkthen Telegrafi.
Tutje, Sanduloviq ka thënë se kushdo që nuk e kupton mesazhin që ka pranuar, është pjesëmarrës në krimin që po bëhet ndaj serbëve nga vetë serbët.





“Kushdo që nuk e kupton këtë mesazh që kam marrë, është pjesëmarrës në krimin që po ndodh në Kosovë, ndaj serbëve nga vetë serbët! Çdo ditë më vijnë dhjetëra mesazhe të tilla e të ngjashme që dëshmojnë se kriminelët e Aleksandar Vuçiqit janë ata që trembin, rrahin dhe vrasin serbët në Kosovë dhe jo shqiptarët siç propagandohet nga mediet e poshtra të tij. Kjo është e vërteta brutale dhe fotografia reale e gjendjes së serbëve në Kosovë”, shkruan ai.





Me tej, ai ka publikuar edhe një video nga koha e luftës në Kosovës, ku shihen kriminelët serbë duke kryer krime ndaj popullsisë së pafajshme të Kosovës.
“Shikoni çfarë kanë bërë kriminelët nga Serbia, të veshur me uniforma policore, ndaj të njëjtit popull shqiptar, gjatë krimeve të tyre në Kosovë! Djegie, vrasje, dhunime dhe grabitje! Për çfarë kërcënimi ndaj popullit serb e keni fjalën tani, kriminal dhe vrasës i Aleksandar Vuçiqit?”, ka shkruar Sanduloviq.





“Në kohën tuaj kur keni qenë ministër i Dezinformatave, krimet dhe grabitjet e tilla janë fshehur nga sytë e opinionit në Serbi”, ka thënë ai duke goditur Vuçiqin.
Përveç tij edhe politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq ka akuzuar Vuçiqin për situatën në veri.















Leave a Reply