Ushtarët e KFOR’it që dyshohet se u sulmuan sot nga kriminelët serbë janë nga ky shtet

FOTO ILUSTIM









Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje.

Nuk është raportuar për të lënduar.





Nuk dihet se me çfarë janë sulmuar, porse KOHA është duke pritur përgjigje nga Policia.

Pjesëtarët e KFOR-it të cilët raportohet se janë sulmuar janë nga Letonia.





Të dielën janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.

Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.





Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *