









Përleshjet mes miqve e familjarëve në vendin tonë nuk janë të rralla dhe në shumicën e rasteve përfshihen familjen e gruas dhe të dhëndrit. Për motive të ndryshme, shumë prej tyre përfundojnë ë Polici, ku kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e telasheve, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Suharekë, ku një person bashkë me djalin e kanë rrahur mikun/dajën, derisa ishin në restorantin “Te Ura”, duke e sulmuar fizikisht me shishe. Për pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.





Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas orës 23:00 dhe s’dihet akoma se cili ka qenë motivi i konfliktit mes tyre që eskaloi në dhunë fizike dhe u desh intervenimi i Policisë. Sipas informacioneve që ka Sinjali, dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa viktima u dërgua në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, por ende nuk kanë arritur t’i kapin dy personat e dyshuar, të cilët janë futur në sherr me familjarin e tyre.
Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.










Leave a Reply