









Sot është liruar nga paraburgimi i dyshuari për terrorizëm dhe ish-polic i Kosovës, Dejan Pantiq, shkruan RepublikaOnline
Ai është liruar në arrest shtëpiak, ndërsa këtë vendim e ka kundërshtuar ashpër kryeministri Albin Kurti.
Republika Online ka siguruar fotografitë dhe emrat e Kryeprokurorit dhe Prokurorëve në rastin e Pantiqit.





– Kryeprokurori: Blerim Isufaj nga Juniku, banor i Prishtinës.
Isufaj dyshohet se u zgjodh Kryeprokuror i Gjykatës Speciale, derisa kishte koflikt të interesit!
Departamenti për Terrorizëm:
– Prokuror: Afrim Shefkiu





Shefkiu ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit, derisa u kërkua nga familjarët që ky i fundit të përjashtohet nga rasti, merr vesh RepublikaOnline.
Ai poashtu ishte edhe Prokuror në rastin e mashtrimit me viza të ish-deputetit Milaim Zeka, si dhe në rastin e hetimit të manipulimit me listat e veteranëve.
– Prokuror: Fikrije Krasniqi Fejzullahi





Fejzullahu ishte prokurore e rastit të Albin Kurtit, kur ky i fundit ishte arrestuar në protestën kundër asociacionit të komunave serbe me 2015.
Ajo gjithashtu është e dyshuar edhe për zhdukjen e provave të një vrasje të dyfishtë, vite më parë./RepublikaOnline










Leave a Reply