









Sot mes lotëce u varros Florentina Behrami në Dubovc, studentja nga Vushtrria e cila vdiq dje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Florentina ndërroi jetë dje pasi disa ditë më herët u godit nga vetura derisa po kalonte rrugën.
E reja u godit nga vetura disa minuta pasi kishte nënshkruar kontratë pune në një nga bankat e Kosovës.
22-vjeçares sot ju dha lamtumira e fundit teksa familja e saj vendosi ta falë gjakun.





Kështu bëri të ditur hoxha Fatmir Latifaj i cili mori pjesë në ceremoninë e varrimit, shkruan Jepi zë.
“Familja Behrami nga Dubofci fal gjakun e Florentina Behramit”, shkroj Latifaj










Leave a Reply