Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta në vendin tpnë, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në Gjakovë, ku tre mërgimtarë, familjarë mes vete janë kapur me njëri-tjetrin, për shkak të një konteksti pronësor, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se të dyshuarit kishin ardhur nga Gjermania për shkak të këtij rasti në lidhje me një pronë në fshatin Bajqinë. Ata u takuan në Gjykatë, por aty plasi sherri, pasi njëri prej tyre dyshohet e ka kërcënuar tjetrin me vrasje.
Viktima është kërcënuar nga dy djemtë e xhaxhait të tij dhe për pasojë ka kërkuar ndihmë nga Policia, para se të ndodhë diçka më e keqe, pasi situata mes tyre dyshohet se është e tensionuar.
Me rastin e denoncimit, viktima ka rrëfyer ngjarjen që ndodhi mes tyre dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor edhe pala tjetër, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.
Sinjali mëson se në lidhje më këtë rast janë kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Kanosje’.
Leave a Reply