









Pas plotë 21 ditësh në veri të vendit, Policia e Kosovës u kthye në shtëpitë e veta, shkruan RepublikaOnline
Për 19 ditë sa kishte tensione në veri të Kosovës, ata qëndruan larg familjeve të veta dhe më të dashurve të tyre, për ti dal zot vendit dhe për ti mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës.
Këto 21 ditë kishte shumë peripeci për Policinë e Kosovës, pasi po qëndronin në veri herë pa ngrënë e pa pirë, herë nëpër shi, e herë duke fjetur në tokë, shkruan RepublikaOnline.





Gjithë këtyre i erdhi fundi sot, pasi edhe policët e Kosovës më në fund u kthyen pranë familjeve të tyre.
E një foto e publikuar në rrjete sociale, tregon momentin e takimit mes policit të Kosovës me prinderit e tij./RepublikaOnline










Leave a Reply