Një aksident i rëndë i mori jetën një 24-vjeçari këtë mbrëmje në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.
Në 24-vjeçar ishte duke u kthyer nga Bulqiza dhe sapo ka kaluar rreth rrotullimin tek Ura e Çerenecit ka humbur kontrollin duke kapërcyer barrierat mbrojtëse dhe pas disa rrotullimesh ” ka rënë rreth 25 m në greminë dhe ka përfunduar në Zallin e Bulqizës.
Viktima me iniciale S.T., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra i riu ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, shtetasi S.T., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./TCh
Leave a Reply